Por ajo që bie në sy është se Arbana ka zgjedhur të reagojë duke mos reaguar. Në vend që të përfshihet në polemika, ajo ka vijuar aktivitetin e saj të zakonshëm në rrjete sociale, ku është shumë aktive dhe e ndjekur. Moderatorja duket se i ka dhënë zero vëmendje lajmeve që qarkullojnë për Keron, dhe është fokusuar në çështje të tjera, duke ndarë me ndjekësit përmbajtje tërësisht jashtë kontekstit të ngjarjes.
Sot, ajo ka postuar në Instastory një pyetje me tone ironike dhe tërësisht të shkëputur nga aktualiteti që përfshin ish-partnerin e saj:
“Po ju pse nuk thoni që do vijë Anna Vissi për koncert në Ksamil?”
Postimi i saj është parë nga ndjekësit si një mesazh indirekt: Arbana nuk ka ndërmend të hyjë në zhurmat mediatike, aq më pak në një histori që i përket të kaluarës. Duke zgjedhur të flasë për koncertin e një dive të muzikës greke në bregdetin shqiptar, ajo duket se ka vendosur të fokusohet te e tashmja dhe pozitiviteti, duke mos lejuar që zhvillimet e ditës ta devijojnë nga rutina e saj profesionale dhe personale.
Moderatorja është prej kohësh një ndër figurat më të konsoliduara në ekranin shqiptar, dhe pikërisht për këtë, zgjedhja e heshtjes së saj flet më shumë se çdo status apo deklaratë publike. Ajo nuk ka asgjë për të sqaruar dhe nuk ka arsye për të ndarë vëmendjen me të shkuarën.
Në kohën kur të gjithë presin një fjalë nga ajo, Arbana Osmani mjaftohet me një buzëqeshje dhe një pyetje për koncertin në Ksamil – një mënyrë shumë shqiptare dhe shumë elegante për të thënë: “Nuk më përket.”